Roma renditet në vendin e katërt me 15 pikë të mbledhura në 7 ndeshjet e para, me pesë fitore dhe dy humbje.
Fitorja e Romës i ndihmoi Jose Mourinhos që të thyente një rekord historik në Serie A.
Portugezi tani është i pamposhtur në 42 ndeshje radhazi në Serie A në ndeshjet e luajtura në shtëpi, që është ecuria më e mirë e një trajneri në histori të Serie A në epokën e tre pikëve të fitoreve (që nga viti 1994/95).
Mourinho theu rekordin e Allergrit i cili e mbante me 41 ndeshje radhazi pa humbje në shtëpi, të vendosur me skuadrën e Juventusit që e kishte mes shtatorit 2015 deri në shtator 2017. /albeu.com/
42 – José #Mourinho stay unbeaten for 42 consecutive home Serie A games: establishing the record for a manager in the three points per win era (since 1994/95) in the Italian top-flight. Special.#RomaEmpoli pic.twitter.com/rNweIDB67o
— OptaPaolo ? (@OptaPaolo) October 3, 2021