Bonucci: Ëndërroja të trajnohesha nga Guardiola

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci ka zbuluar disa prapaskena të vitit të kaluar.

Italiani konfirmoi që trajneri Pep Guardiola e donte te Manchester City, mirëpo në fund e refuzoi.

Për Athletic, Bonucci zbulon se dy herë ishte drejtë kalimit te City.

“Gjithmonë kam ëndërruar të trajnohesha nga Guardiola. Në vitin 2016, isha një hap prapa nga Manchester City. Kishim arritur në detajet finale, por pastaj Juventus vendosi të mos më shesë”.

“Vitin e kaluar bisedova me Pep që më donte, por i thashë se Juventus ishte shtëpia ime dhe isha i lumtur këtu”.

“Doja të rifitoja vendin e humbur me kalimin te Milan dhe të rikthehesha si simbol në klub”, deklaroi ai.

Sonte, Juventus do ta mirëpres Chelsean në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.


Shtuar 29.09.2021 13:38