20 mije euro shpërblim për kokën e Aldi Ramës

Policia vë në dispozicion shpërblimin 20 mijë euro për arrestimin e Aldi Ramës, djalit të akuzuar si ekzekutori i oficerit të krimeve Saimir Hoxha.

Sipas informacioneve, ngjaraj e rëndë ndodhi pasi një partullë policie ndaloi një makinë me tre persona brenda.

Autori i dyshuar, Aldi Rama ka qenë në sediljen e pasme të makinës, sapo polici i është afruar u ka kërkuar kartat e identitetit.

Në këtë moment Aldi ka qëlluar me armë. Drejt grupit të patrullës janë qëlluar 10 plumba.

Dy policët e tjerë janë ndërhyrë duke arrestuar dy personat që ndodheshin në sediljen e parë ndërsa Rama ka arritur të largohet.

Mësohet se Aldi Rama ka qenë në arrest shtëpie pasi ishte arrestuar me 30 doza hashash si person që shpëndante drogë në Lezhë./albeu.com


Shtuar 28.09.2021 13:17