“Kërkoj një mami për muhabet”, Rudina Magjistari kapet si asnjëherë me ndjekësin

Rudina Magjistari është një nga ikonat e televizionit shqiptar. Rreth 30 vite në ekran e kanë bërë figurë shumë të dashur për publikun.

Edhe pse 6 ditë në javë e shohim në “Tv Klan”, Rudina është shumë aktive edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka shpëtur një pjesë nga libri “Princi i vogël”, ku thuhet “Të gjithë të rriturit kanë qenë fëmijë, por jo të gjithë e mbajnë mend”, duke shtuar se janë me fat ata që e ruajnë ende fëmijën brenda vetes.

Mirëpo, siç ndodh rëndomtë, edhe në këtë postim kuptimplotë të moderatores , nuk kanë munguar komentet banale, dhe pa asnjë lidhje me atë që është shpërndarë. Komentit të pavend të ndjekësit, Rudina i është përgjigjur: “Te ky statusi kërkohet një ‘fëmijë’, shtyhu tutje!”.

Mirëpo ndjekësi ka vazhduar, duke i shkruar moderatores, “Ti s’di të shprehesh në tv, do shprehesh këtu…”, që sigurisht as Rudina nuk e ka lënë me kaq, duke i shkruar me ironi “Dhe ty që të duket vetja inteligjent medemek”.

Rudina poston shpesh në Instagram, ku veç fotove të shkëputura nga emisioni i pasdites, shpesh ndan edhe shprehje motivuese me ndjekësit. Megjithatë, në rrjetet sociale, ku mbase fatkeqësisht ka lirinë e shprehjes kushdo, nuk mund t’i shmangemi edhe këtyre komenteve, duhet thënë, aspak të këndshme.


Shtuar 28.09.2021 13:24