Vizita në Tiranë, mesazhi i Von Der Leyen: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

Ditën e sotme Tiranën e vizitoi Ursula Von Der Leyen, presidentja e Komisionit Europian.

Ajo u prit me një ceremoni zyrtare nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Sipas Der Leyen, e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian.

“E kënaqur që fillova vizitën time në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri. Mesazhi im është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi. Me përparim të mirë në reformat në drejtësi, Shqipëria ka arritur qartë. Tani BE-ja duhet të bëjë gjithashtu”, u shpreh Ursula.

Më pas ajo pritet të ketë takime me të gjashtë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor./albeu.com


Shtuar 28.09.2021 10:08