Nuk ka qetësi te Juve, Morata dhe Dybala mungojnë gjatë

Lajme aspak të mira vijnë në kampion e Juventusit. Paulo Dybala dhe Alvaro Morata,  të cilët u dëmtuan gjatë ndeshjes me Sampdorian, pritet të mungojnë gjatë.

Sky Sport ka raportuar se lëndimi i Moratas duket më i rëndë, me spanjollin që pritet të mbetet jashtë fushave deri në fillim të muajit nëntor.

Ndërkohë lajme më të mira janë për Dybalan, i cili pritet të rikthehet pak më herët se Morata.

Argjentinasi mund të zbres në fushë në duelin e 17 tetorit ndaj Romës, ose ndaj Zenit St Petersburgut në Champions 3 ditë më vonë. /aalbeu.com/

 


Shtuar 27.09.2021 18:25