Një hajdut i pazakontë është kapur në Angli. I riu Konrad Kuprasz, 24 vjeç shkoi për të grabitur në një shtëpi në North Yorkshire, por përfundoi duke larë rrobat, duke sistemuar dhomat.
Pasi hyri në banesë i riu nisi të sistemonte gjithçka, bëri një dush për vete, lau rrobat që kishte veshur, hëngri drekë dhe pastroi të gjithë shtëpinë.
Ndërsa pasi i mbaroi këto të gjitha, i riu që kishte hyrë në shtëpi për të vjedhur u rehatua në krevatin e zotit të shtëpisë duke luajtur në laptop.
I pyetur në Gjykatë se përse ishte futur në banesën e një personi tjetër, i riu është shprehur: “Unë shkoj të fle”.
Ai do të dëbohet përsëri në vendlindjen e tij, Poloni, pasi të përfundojë dënimin që iu dha nga gjykata.