Shpërthimi i vullkanit në Ishujt Kanarie, mbyllet aeroporti në La Palma

Aeroporti i ishullit La Palma, në Ishujt Kanarie, është mbyllur për shkak të akumulimit të hirit të lëshuar nga vullkani Cumbre Vieja, i cili ka shpërthyer para disa ditësh

Lajmi u bë i ditur sot nga kompania që menaxhon aeroportet spanjolle (Aena).

Mësohet gjithashtu se, 7 fluturime u anuluan dje për shkak të blozës.

Për më tepër, shpërthimet e dhunshme pranë vullkanit dhe formimi i një reje të hirit me madhësi të konsiderueshme, i kishte shtyrë autoritetet dje të urdhëronin evakuimin e disa rretheve të qytetit të El Pasos./albeu.com


Shtuar 25.09.2021 15:50