Policia ka vënë në pranga një 59-vjeçar në Vlorë pasi ka kanosur me mjet të mprehtë niin si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin G. B., 59 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi në datë 24.09.2021, ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nipit të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u ndalua shtetasi S. M., 38 vjeç, pasi dyshohet se në lagjen “Pavarsia 3”, ka vjedhur cantën e shtetasit M. P, në të cilën ndodheshin një shumë parash si dhe një aparat celular.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme./albeu.com