Rama thirrje në OKB: Njihni Kosovën, Asambleja nuk është e plotë pa të

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së i ka bërë thirrje shteteve të njohin Kosovën.

Rama tha se Asambleja nuk është e plotë pa Kosovën.

“Kjo asamble nuk është e plotë dhe s’do të jetë e plotë pa Kosovën. Më keni dëgjuar të bëj thirrje për njohjen e Kosovës, është ftesë për të njohur realitetet e reja nuk është fiksim. Kujtdo që do ta shohë se një Kosovë e pavaruar dhe sovrane është një realitet që vazhdon prej 13 vitesh. Maturia kuraja do ta lejojë Serbinë të heqë barrën e të shkuarës”, tha Rama./albeu.com

 


Shtuar 24.09.2021 22:40