Rama flet për “Ballkanin e Hapur” në OKB: Do të ndihmojë në zgjidhjen e e konflikteve njëherë e përgjithmonë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e OKB-së, foli edhe për nismën “Ballkani i Hapur”.

Rama e konsideroi nismën si prova që rajoni ka për rritjen e punësimit, investimeve dhe zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë.

“Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për ne. Ne presim me padurim  dhe e kam thënë në Tiranë dhe Bruksel se Shqipëria ka kohë që është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi është një aspiratë mbarë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar më të 6-ta vendet e rajonit që kanë rënë dakort të hyjnë në një treg të përbashkët bazuar në standartet e BE-së. Ballkani i Hapur është shenja dhe prova kemi ne si rajon ka për rritjen e punësimit, tregtisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë”, tha ai./albeu.com

 

 


Shtuar 24.09.2021 22:47