Borrell thirrje Kosovës dhe Serbisë: Zbatoni të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politika të Jashtme, Josep Borrell, ka bërë thirrje për një de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës.

Në një deklaratë për mediat, ai gjithashtu bëri thirrje për Kosovën e Serbinë të zbatojnë sa më parë detyrimet që kanë marrë në dialog dhe të mos ketë vonesa.

“Duhet menjëherë deeskalimi në veri të Kosovës. Çdo provokim apo veprim i njëanshëm duhet të shmanget, pasi shkon direkt kundër interesave të qytetarëve në rajon. Ne i bëjmë thirrje lidershipit në Beograd dhe Prishtinë të marrin qasje të përgjegjshme dhe të punojnë nëpërmjet dialogut të ndihmuar nga BE-ja për të evituar eskalime tjera, të rikthejnë një atmosferë paqeje dhe të punojnë në zgjidhje të zbatueshme. Është në interes të gjithëve të shkojnë para për të mundësuar lirinë e lëvizjes, e cila përmirëson jetët e njerëzve. Dialogu i ndihmuar nga BE-ja është platforma e vetme për të adresuar dhe zgjidhur gjitha çështjet e hapura, dhe ne i nxisim fuqishëm dyjave palëve që të përdorin plotësisht atë. Ne sërish theksojmë se gjitha marrëveshjet e arritura në procesin e Dialogut të ndihmuar nga BE-ja që nga fillimi i tij i tij në vitin 2011, mbeten të vlefshme dhe detyruese për të dyja palët. Marrëveshjet e kaluara formojnë një element të rëndësishëm për normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. BE-ja dhe shtetet anëtare i bëjnë thirrje Kosovës dhe që të respektojnë dhe zbatojnë plotësisht të gjitha detyrimet e tyre të dialogut pa asnjë vonesë të mëtejshme”, thuhet në deklaratën e Borrellit./albeu.com