Xherdan Shaqiri di të shënojë vetëm super gola, shijojeni “perlën” e parë të tij me Lyon (VIDEO)

Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, e ka gjetur golin e tij të parë në karrierë në kampionatin francez.

Futbollisti që e përfaqëson Zvicrën në afatin kalimtar veror u largua nga Liverpooli për të nënshkruar me Lyonin.

Dhe pas disa paraqitjeve të mira, ai tashmë është regjistruar edhe në listën e golashënuesve të Ligue 1.

29-vjeçari ka arritur të shënojë në takimin që Lyonin e zhvillon përballë Troyes në Groupama Stadium.

Të parët kaluan në epërsi mysafirët me golin e Xavier Chavalerin (45’+1), ndërsa me të filluar pjesa e dytë, Shaqiri e barazoi rezultatin (48′) pasi pranoi një top nga Bruno Guimaraes, krijoi hapësirë dhe e dërgoi topin në rrjetë. /


Shtuar 22.09.2021 22:24

Tags: , ,