Mbledhja e dytë e qeverisë, Ahmetaj zbulon vendimet e marra: 30 milionë dollarë shtesë për rindërtimin

Është mbledhur për herë të dytë Këshilli i Ministrave, dhe pas mbledhjes, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në një prononcim për mediat ka njoftuar vendimet e marra.

”Kjo është mbledhja e dytë e qeverisë, do të desha të ndaja me ju dhe kolegët e tjerë vendimet e kësaj mbledhje qeverie.

Duke filluar me vendimet për programin e rindërtimit. Siç e dini, rindërtimi vijon me intesnitet. I kaluam FSHZH dhe 3 miliardë lekë, në ekuivalenë, 30 milionë dollarë për të vijuar punët  në terren me shpejtësi për të plotësuar angazhimin për të mbaruar punët në shtatorin e 22.

Dua të ndaj me qytetarët një vendim tjetër për Rindërtimin e një qendre si 5 Maji, në lagjen 4 dhe lagjen 8 të kryeqytetin, një poliqendër e re, ku i hapet rruga dhe aty punimeve me shpejtësi, shpronësim me këmbim. Do vijohet puna me 2-3 turne.

Në të njëjtën kohë dua të ndaj me qytetarët dhe studentët e prindërit që kaluam 3 marrëveshje me qeverinë gjermane nëpërmjet kfW, brenda paktit të universitetit një shumë 20 milion euro hua, 8.5 milion euro grant që do të shkojnë në rikontruksion e eficciencë energjie të godinave të universiteteve publike.

Kemi filluar punën sa i përket paktit të universitetit, vijon me intensitet të plotësojë angazhimet e kryeministrin dhe qeveria. Këto ishin vendimet e rëndësishme”, tha Ahmetaj./albeu.com


Shtuar 22.09.2021 16:33