Dy klube italiane në garë për portierin e Ajax-it

Portieri i Ajaxit, Andre Onana kërkohet me ngulm nga dy klubet italian, Inter dhe Napoli.

Onana ishte për nëntë muaj i pezulluar nga futbolli shkaku i dopingut, që do ta lërë jashtë fushës deri në fundin e vitit 2021.

Kameruni do rikthehet te Ajax gjatë nëntorit, por pritet të largohet në afatin dimëror ose kur t’i skadojë kontrata në verën tjetër.

Sipas Calciomercato, Inter dhe Napoli janë të interesuar për nënshkrimin me 25-vjeçarin gjatë afatit veror të radhës.

Pavarësisht që kampioni i Seria A është favorit, Napoli do kërkojë zëvendësim për David Ospinan.

Arsenal në të kaluarën gjithashtu ka shprehur interesim për ish ‘gardianin’ e Barcelonës.


Shtuar 22.09.2021 16:30