COVID-19 vetëm ditën e sotme ka shkaktuar 8 viktima, shifër kjo në rënie prej disa ditësh në vend.
Burimet bëjnë me dije se një familje në Elbasan ka marrë një goditje të rëndë pasi infektimi me COVID-19 ka shkaktuar 2 viktima, babë e bir.
Mësohet se i moshuari Bajram Seilmaj, 83-vjeç ndërroi jetë pesë ditë më parë, ndërsa i biri i tij, Skënder Selimaj, 53-vjeç ndërroi jetë sot. /albeu.com/