Maqedoni: 32 të vdekur, trefish më shumë të infektuar se të shëruar në 24 orët e fundit

Nga gjithsej 4.445 të testuar për Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit 1.511 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 32 persona kanë humbur betejën me virusin. Të shëruar janë regjistruar 587 pacientë, shkruan Portalb.mk.

Në Shkup ndërruan jetë 13 pacientë (84, 83, 77, 75, 73, 68, 66, 64, 63, 63, 51, 42 dhe 41v) të infektuar me virusin korona, 2 pacientë në Prilep (79 dhe 68v), Kumanovë (70 dhe 61v), Gostivar (72 dhe 69v), Kavadari (88 dhe 49v), Shtip (84 dhe 79v), Strumicë (86 dhe 80v), Negotinë (81 dhe 67v), Veles (70v), Ohër (79v), Strugë (72v), Gjevgjeli (58v) dhe Dellçevë (33v).

Deri tani, një total prej 625,255 testeve të Kovid-19 janë kryer në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me virusin korona në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 130 022, numri i pacientëve të shëruar është 106 979, numri i atyre që humbën jetën është 3 781 dhe numri i rasteve aktive është 19 262.

Shtuar 31.03.2021 06:03