“Nga sot jemi dhe ne! Janë mbi 6 milionë konsumatorë kanabisi që deri në ditët e sotme janë detyruar t’i drejtohen mafies. Ne duam t’iu japim zë atyre njerëzve që politikanët prohibicionistë duan t’i fusin pas hekurave”.
Kjo është deklarata aktores së njohur italiane Ornella Muti dhe vajzës së saj Naike Rivelli që ditën e sotme prezantuan ditën e sotme linjën e produkteve të realizuara me kanabis e quajtur “Hemp Club”.
Nënë e bijë gjithashtu promovojnë dhe mbledhjen e firmave për referendumin mbi legalizimin e kanabisit dhe sigurojnë se shoqata “Ornella Muti Hemp Club” ka si qëllim të mbështesë inciativat e “ekonomisë së gjelbër”.