Kryeministri Edi Rama ka munguar në pjesën e tretë të seancës së Kuvendit që po mbahet në këto momente në Kuvendin e Shqipërisë.
E pikërisht kjo mungesë e Ramës ka sjellë debate të mëdha në Kuvend, tensione dhe dy shtyrje radhës të seancës për shkak se opozita kërkoi me ngulm Kryeministrin Rama në seancë.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla u rikthye sërish pas 10 minutash pushim, në seancë duke nisur punimet pavarësisht kundërshtive nga ana e opozitës.
Por ndërkohë që kryeministri Rama mungon në seancë, ai nuk mungon virtualisht. Në faqen e kryeministrit Rama është rikthyer ai LIVE me seancën ndërkohë sipas Nikollës do të jetë pjesë e seancës në orën 17:00 duke shtuar se është në angazhime të rëndësishme pune.
vijon… /albeu.com/