Të paktën shtatë persona kanë vdekur pasi janë mbytur në detet e trazuara të Mesdheut në jug të Francës, thonë autoritetet.
Ata u futën të notinin në det, pavarësisht paralajmërimeve për ujëra të rrezikshëm të trazuar, nga stuhitë dhe erërat e forta
Pesë persona, në moshën 60-70 vjeç, vdiqën në pesë plazhe në Herault, në jug -perëndim. Dy burra të tjerë, të moshës 58 dhe 71 vjeç, u mbytën në dy plazhe në Bouches-du-Rhône, më në lindje./albeu.com