E ardhmja e trajnerit Ronald Koeman te Barcelona ka nisur të jetë në dyshime.
Katalunasit u mposhten dje bindshëm nga Bayern Munich 0 – 3, derisa për herë të parë në histori nuk arritën të bëjnë asnjë gjuajtje në kornizë të portës.
Tani, sipas AS, katër ndeshjet e radhës për trajnerin Ronald Koeman do jenë vendimtare.
Në rast që tekniku holandez dështon të fitojë ndaj Granadas, Cadizit, Levantes ose Benficës, atëherë e ardhmja do jetë vërtet në rrezik.
Ndeshja kundër Atletico Madridit sipas mediumit spanjoll nuk numërohet.
Ndërkohë, Barcelona këtë fundjavë do të përballet me Granadan.