I mori Elbasanin, Gjiknuri shpërthen në lavde ndaj Taulant Ballës: Super punë!

Emërimi i Damian Gjiknurit në drejtimin e qarkut Elbasan u duk sikur përcau partinë socialiste.

Por si duket gjërat janë sheshuar pasi Gjiknuri, me anë të një postimi në Facebook, ka komplimentuar Ballën për punën e bërë në Elbasan.

“Kënaqësi të rikthehem sërish në Elbasan, Qarkun ku nisa rrugëtimin tim si deputet i Partisë Socialiste. Bashkë me Taulantin, Evisin dhe Blendin takuam strukturat drejtuese në parti e pushtet vendor. Përgjegjësinë e dhënë në Asamblenë Kombëtare për drejtimin e këtij Qarku do ta përkthejmë së bashku në punë e përkushtim maksimal.

Elbasani ka patur një rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e fundit. Është koha që fryma e bashkëpunimit me njëri-tjetrin, përmbushja e premtimeve ndaj çdo qytetari dhe ri-organizimi i Partisë Socialiste në çdo nivel të na garantojnë një tjetër rezultat rekord në zgjedhjet e radhës.

Jam besimplotë se do të çojmë përpara punën e mirë dhe do t’ia dalim!”- shkruan Gjiknuri. /albeu.com/

 


Shtuar 14.09.2021 21:11