Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me kancelaren Angela Merkel, ka thënë se se procesi i integrimit i vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryesisht Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është duke u mbajtur peng nga nacionalistët.
“Ne sot jemi peng të nacionalizmave në BE. Në BE nuk kemi sot ende asnjë qeveri nacionaliste por për fat të keq në disa vende nacionalistët dhe ekstremi i djathtë ndikojnë në vendimmarrjen e qeverive. Kjo që po ndodh sot është pengmarrje e procesit të integrimit nga një vlagë nacionalizmi në një vend. E dyta asnjëherë deri më sot edhe pse presionet kanë qenë të mëdha edhe në Gjermania kancelaria nuk e ka lidhur procesin e integrimit me politikën e brendshme, dhe nuk mund të them të njëjtën gjë për vendet e tjera. Merkel i shpëtoi nderin Evropës që hapi dyert për emigrantët nga Siria edhe në këtë aspekt presioni i brendshëmn nuk është bërë kurrë politikë e jashtme e Gjermanisë. Ne do të vazhdojmë të jemi pengje në lidhje me zgjedhjet e vendeve të pasura në BE,” tha Rama./albeu.com