Dedektivja Lili: Në Shqipëri 70% e të martuarve tradhtojnë!

Çiftet shqiptare tradhtojnë 70 % të tyre, ky është përfundimi në të cilin ka dalë dedektivja Shkënda Lili.

E ftuar në emisionin “Wake up”, ajo u shpreh në zyrën e saj, 70% e rasteve që shkojnë për të kërkuar ndihmë janë familjarë.

Ndër të tjera ajo shton se nuk ka pasur raste të çifteve të reja, por më shumë nga të martuarit që kanë vite së bashku.

“Për tradhëti më vijnë në zyrë më të shumtën. Dëgjova dhe insertin që 20-30% tradhëtojnë.

Në fakt 70% tradhëtojnë të martuarit, 30% janë ata beqarë që janë në një lidhje.

Kështu më ka rezultuar. Nuk më vijnë në zyrë çifte të reja.

Më vijnë familjarë, të martuar se kanë vite bashkë dhe i shtyn që të bëjnë një tradhëti,”-tha Lili. /albeu.com/

 


Shtuar 14.09.2021 15:11