ZYRTARE/ Del dokumenti, Sali Berisha nuk është pjesë e PD në Kuvend (FOTO LAJM)

Deputeti Sali Berisha nuk është zyrtarisht pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së. Në shkresën e publikuar nga tch, emri i Berishës nuk figuron si anëtar i këtij grupi.

Shkresa është dërguar ditën e sotme në Kuvend, ndërkohë që Berisha po sot është vetëdeklaruar ai anëtar i PD-së.

Partia Demokratike ka regjistruar totalisht 44 deputetë të saj si pjesë e Grupit Parlamentar.

 


Shtuar 13.09.2021 19:16