Është mbyllur me incidente edhe seanca e sotme parlamentare ku opozita ka braktisur Kuvendin pas ndryshimit të rendit të ditës.
Pas një përplasje verbale me Ballën dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, Basha bashkë me grupin e tij parlamentar ka braktisur Kuvendin.
Pavarësisht se Basha vendosi të përjashtoi Berishën nga grupi Parlamentar, Berisha u ngrit nga karrigia e tij në Kuvend dhe ndoqi deputetët demokratë.
Por çfarë po ndodh me LSI?
Kërkesa e Taulant Ballës kishte të bënte pikërisht me LSI, më në krye Monika Kryemadhin.
Balla propozoi që anëtarët e Komisioneve Parlamentare të votoheshin në një seancë tjetër, pasi sipas tij LSI-ja nuk ka pasur mundësi që të shprehë pëlqimin dhe të jetë pjesë e tyre.
Por ky propozim është kundërshtuar nga Lulzim Basha i cili ka kërkuar të votohen dhe miratohen sipas rendit të ditës.
Ka qënë pikërisht ky moment ku vihet re një përçarje mes dy partive opozitare të cilat hynë në zgjedhjet e 25 Prillit me qëllim rrëzimin e Ramës nga pushteti.
Dhe jo vetëm, në momentet kur grupi parlamentar i PD ka braktisur Kuvendit, i vetmi që e ka ndjekur është i “përjashtuari” Sali Berisha ndërsa LSI nuk ka lëvizur nga vendi. /albeu.com/