Arsenali ka shënuar fitore ndaj Norwich Cityt me rezultat të ngushtë 1-0 në kuadër të javës së katërt të Premier League
Pjesa e parë ishte e vakët me pak raste, ku Kenny McLean rrezikoi për miqte, ndërsa Pierre Emeryck Aubamenayg për vendasit, por pa sukses.
Në pjesën e dytë Arsenali u mundua më shumë dhe pas dy rasteve të mira me Nicolas Pepen, gjeti golin.
Ishte Aubameynag që në minutën e 66-të shënoi për 1-0.
Arsenali merr tri pikët e para, ndërsa Norwich është ende pa pikë.
Manchester City ka shënuar fitore si mysafir ndaj Leicester Cityt me rezultat 1-0 në kuadër të javës së katërt në Premier League.
Miqtë ishin shumë më të mirë, duke rrezikuar disa herë në pjesën e parë, por nuk arritën të gjenin rrjetën.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 62-të nga portugezi Bernardo Silva.
Pas goli ndeshja u hap edhe më shumë, pasi të dy skuadrat rrezikuan shumë, por gola më nuk pati.
Me këtë fitore, Mancehster City ngjitet në vendin e dytë me 9 pikë.