Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një punonjës ka rënë nga lartësia nga pallati ku po punonte.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Tiranë.
Të lidhura
None found
Fatmirësisht punonjësi i moshës 50-vjeçare është dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 11.09.2021, rreth orës 09:10, në rrugën “Faik Konica”, në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi R. D., 50 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
