Lindita Nikolla është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Nikolla është zgjedhur me 79 vota pro dhe 4 kundër.
Kujtojmë se procesi i votimit të Nikollës nuk është shoqëruar me heshtje, pasi kreu i PD-së Lulzim Basha së bashku me deputetët e tij kanë vendosur të grisin fletët e votimit.
Nga ana tjetër, kësaj “proteste” nga ana e PD-së i është përgjigjur kryeministri Edi Rama, i cili para dorëzimit të votës së tij, mblodhi të gjitha fletët e grisura në tokë.
Ky veprim i Ramës u shoqërua me debat, ku demokratët u shprehën se askush nuk ka të drejtë të prekë materialet zgjedhore./albeu.com