Ndodh në Tiranë! 35-vjeçari dhunon nënën e tij dhe i vjedh lekët

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarëve është edhe një shtetas 35-vjecar i cili ka dhunuar nënën e tij dhe më pas i ka vjedhur asaj paratë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. P., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”, sepse në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i ka vjedhur një shumë parash dhe sendet personale nënës së tij…”- njofton policia.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Forcat e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis. Ky shtetas  në momentin e ndalimit ka tentuar të largohet dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë, për shkak të detyrës.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. P., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”, sepse në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i ka vjedhur një shumë parash dhe sendet personale nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kushëririt të tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: R. Sh., 58 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur; E. Ç., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

 

 


Shtuar 9.09.2021 11:34