Rama: Po erdhi Basha në pushtet, harrojeni vaksinat COVID-19 (VIDEO)

Kryeministri Rama ka paralajmëruar shqiptarët që nëse opozita vjen në pushtet, vaksinat nuk do të vinin kurrë.

Deklarata e Ramës: Ata krijojnë varta infektimi! Më thoni një gjë që kanë bërë; u ka mbetur këngë libralizuam vizat, futëm Shqipërinë në NATO.

Nuk ishte fare puna e tyre, ishte proces shumë-vjeçar. Nuk ka një spital, një shkollë, një qendër shëndetësore që të themi; këta e bënë. Duan të kthehen në detyrë.

As mos t’ju shkojë mendja që vaksinat do të vijnë kështu siç po vijnë, nuk ka për të ndodhur.

Do t’ju them çfarë do të ndodhte! Se thonë ca të tjerë që po i merr nga lekët e tua. Po me lekët e popullit i bënin edhe këta të tjerët.


Shtuar 30.03.2021 18:14