Janë zbardhur detaje të reja nga mbytja në Liqenin e Prespës në Pogradec.
Burimet bëjnë me dije se polumbarët ende po kërkojnë trupin e viktimës, 45-vjeç.
Viktima, Stavri Vasilovski nuk ishte duke peshkuar vetëm në liqenin e Prespës pasi kishte dalë për të peshkuar mbrëmjen e djeshme së bashku me të vëllanë dhe një person tjetër.
Dallgët e forta kanë bërë që varka të përmbyset, por vëllai i viktimës dhe personi tjetër kanë arritur të dalin me not.
Dyshohet se 45 vjeçar është mbytur pasi e ka zënë varka poshtë.
Puna për gjetjen e trupit të tij ende është në vijim nga ana e polumbarëve. /albeu.com/