Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar edhe njëherë se ditën e nesërme do të mbërrijnë 38400 doza vaksinash AstraZeneca ndërsa të hënën 9 mijë doza Pfizer.
“Variantet e reja të COVID19, konkretisht mutacioni britanik është konfirmuar se qarkullon në Shqipëri. Në dy javët në vijim do të qëndrojnë në fuqi kufizimet aktuale.
Lajmi i mirë është se 38,400 vaksina të AstraZeneca, nëpërmjet mekanizmit Covax pritet të mbërrijnë nesër në Shqipëri, ndërsa mbi 9 mijë doza nga Pfizer mbërrijnë të hënën”-shkruan Manastirliu.