Një nga zyrat e PS në Berat është sulmuar nga persona ende të pa identifikuar. Mësohet se zyra në lagjen ’30 Vjetori’ është goditur me gurë.
Për pasojë, dera e jashtme e zyrës elektorale është thyer. Thyerja është konstatuar rreth orës 07:30 të mëngjesit dhe pas konstatimit është njoftuar policia. Pasi kanë mbërritur në vendngjarje, ekspertët janë duke kryer veprimet, ndërkohë që është gjetur edhe guri me të cilin është goditur dera kryesore e kësaj zyre.
Nuk dihet ende nëse thyerja e derës së jashtme të kësaj zyre është thyer në mënyrë të qëllimshme apo është thyer nga ndonjë person i dehur gjatë natës. Ndërkohë nga ana e drejtuesve të Partisë Socialiste të Beratit nuk ka ende asnjë reagim për mediat në lidhje me këtë ngjarje.
Bëhet me dije se policia ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë.