Tirana tashmë prej vitesh është kthyer në një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo për shkak të përqëndrimit të lartë të popullsisë.
Për këtë arsye edhe vëmendja e politikanëve ka kapërcyer prej kohësh në këtë qark ku kandidatët synojnë të marrin sa më shumë vota.
Por cila figurë e Partisë Socialiste është aktualisht më e preferuara e publikut në kryeqytet?
Në sondazhin e zhvilluar brenda 24 orëve në Abcnews.al, me një pjesëmarrje rekord të qytetarëve, rezultatet kanë treguar se zgjedhësit preferojnë Romina Kukon me 9.20 % të votave, e cila ndiqet nga Arben Ahmetaj me 8.83% dhe pastaj Ogerta Manastirliu me 8.41%.
Romina Kuko është zëvendës Ministre e Brendshme që nga 2017, ndërsa është një figurë në ngjitje brenda socialistëve.
Arsyeja pse Kuko ndiqet nga Ahmetaj është fakti se ky i fundit është angazhuar me procesin e rindertimit pas tërmetit, gjë që mund të ketë shkaktuar këtë renditje të tij.
Nga ana tjetër, Ogerta Mansastiliu prej muajsh shfaqet çdo ditë në vëmendjen e publikut për shkak të pandemisë. /albeu.com/