“Ç’do bëhet, kemi mbi 1 muaj që presim”, qytetari i drejtohet Ramës në sy të komisionerit

Kryeministri Edi Rama ka dalë për një vizitë zyrtare në zonat e prekura nga tërmeti bashkë komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi.

Ai ka qenë duke i treguar dëmet e ndërtesave komisionerit, kur ka hasur në banorë të zonës të cilët kanë mbetur pa shtëpi.

Të lidhura

None found

Kryeministri ka shkëmbyer disa fjalë me ta në sy të Varhelyi.

Biseda:

-Zoti kryeministër, mund të flasim të lutem….

-Rama: Mirë?! ( Përshëndet banorët me dorë) Ça halli ke?

-Banori: Ke një muaj e ca që ishte këtu dhe nuk e dimë se ça do bëhet. Kemi një muaj e gjysmë që presim.

-Rama: Po pse ku ke parë ti që të bëhet gjithë kjo në një muaj e gjysmë?! (Tregon me shenjë nga pallatet e dëmtuara)

-Banori: Po kemi parë

-Rama: Po ke parë po. /albeu.com/


Shtuar 16.01.2020 12:32