Drejtuesit e Barcelonës janë në takim për të vendosur fatin e trajnerit Ernesto Valverde.
“Mundo Deportivo” raporton se trajneri nuk gjendet në zyrat e klubit e as në fushat sportive teksa spekulohet se sot mund të jetë dita kur Valverde do të shkarkohet nga detyra.
Në pritje të një lajmi zyrtar nga klubi, Valverde ka udhëhequr stërvitjen e sotme dhe tani është larguar nga qendra sportive e klubit katalan.
Por a do të rikthehet sërish si trajner i Barcelonës? Kjo do të mësohet sot.