Balla reagon pas vendimit të gjykatës për dosjen Basha: Teatër i turpshëm!

Taulant Balla reagoi pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të pushuar çështjen në ngarkim të Lulzim Bashës, për falfisikim dokumentesh për lobimin në SHBA.

Balla shprehet i idinjuar në Facebook, nga vendimi i gjykatës, ndërsa sulmon edhe gjyqtarin e çështjes. Sipas tij, kjo dosje do të rikthehet për hetim të plotë pas apelimit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Kush mendon se kjo dosje e rëndë me të pandehur kryesor Lulzim Bashën, mund të mbyllet kështu pa u hetuar aspak në themel, pa u marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë, e ka shumë gabim. Kjo nuk është një çështje vetëm e drejtësisë shqiptare.

Nxitimi i stimuluar i ndonjë prokurori dhe gjyqtari që nuk e ka kaluar procesin e vettingut dhe që zbaton parimin “kap çfar të kapësh”, shfaqën sot këtë teatër të turpshëm për sytë e shqiptarëve dhe jo vetëm. Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të hetojnë gabimet procedurale me dashje, që çuan në këtë teatër të turpshëm, ku prokuroria hetoi 2 vite dhe gjykata e mbylli për 2 orë.

Apelimi i këtij vendimi absurd dhe rikthimi i çështjes për hetim të plotë duke dhënë edhe garancitë nga Gjykata për marrjen në pyetje të përfituesit të parave Nik Muzin, janë hapat e vetëm për të hedhur dritë e për të bërë drejtësi në këtë dosje të rëndë.


Shtuar 13.01.2020 16:48