Pas eliminimit në gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës nga Atletico e Madridit si dhe ecurisë së dobët në javët e fundit, te Barcelona po mendojnë të shkarkojnë nga detyra Ernesto Valverden.
Sipas mediave spanjolle, një delegacion i klubit blaugrana ka udhëtuar drejt Dohas në Katar për të bindur ish-mesfushorin e Barçës Xavi Hernandez aktualisht në drejtimin e Al Sadd të marrë drejtimin e Barcelonës.
Mendohej se Valverde do ta mbyllte edhe këtë sezon në stolin e Barçës por paraqitjet e skuadrës në ndeshjet e fundit kanë vënë në dyshim të ardhmen dhe presidenti Bartomeu po mendon seriozisht të rikthejë në klub Xavi Hernandez tashmë në rolin e trajnerit pasi ky i fundit e njeh shumë mirë ambientin blaugrana.