1000 mijë lekë gjobë!
Një makinë luksoze sportive e markës “Corvette yelloë Black” është gjobitur nga Policia e Bashkiake e Tiranës pasi ishte parkuar me sa duket në vendqëndrim për taksitë.
Rastin e ka publikuar në rrjetet sociale faqja në facebook me emrin ‘Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore’ ndërsa përkrah fotove të super-makinës shkruan se është gjobitur me 1000 lekë.
“Me 1.000 lekë gjobë për parkim të gabuar, besoj se drejtuesi i këtij mjeti nuk do e përsërisë më gabimin.
Duket që e ka bërë padashje por është tërhequr siç duket nga ngjyra e sinjalistikës në asfalt…!”, shkruhet përkrah 2 fotove.