De Biasi thur elozhe për dyshen shqiptare të Veronës

Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla janë kthyer në protagonistë në kampionatin italian.

Paraqitjet që po bëjnë dyshja shqiptare me Veronën, kanë bindur shumë klube në Itali dhe kanë nisur bisedimet për t’i afruar në merkaton e verës.

Një vlerësim për dy futbollistët, ka pasur edhe ish-trajneri i Kombëtares, Giani De Biasi.

“Rrahmani është një lojtar që ka treguar se nuk e vuan vështirësinë e Serisë A. Ka shumë personalitet, me shumë teknikë, është i talentuar. Edhe Kumbulla ka personalitet. Shumë agresiv dhe i matur në lëvizjet që bën. Një lojtar i mirë në luftën në ajër dhe mendoj se ka një të ardhme të ndritur”, tha De Biasi.


Shtuar 8.01.2020 13:14