Rinovohet shtëpia e UÇK-së pas 20 vitesh

Kjo shtëpi i ishte dhënë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës pra 20 vjetëve. Në të ishin të vendosur ushtarët e batalionit ‘’Kështjella 26” të cilët qëndruan aty për 7 muaj.

Qëllimi i vetëm i mbi 70 ushtarëve që ishin në këtë shtëpi, ishte çlirimi i vendit dhe që një ditë ata bashkë me familjet e tyre të gëzonin lirinë, shkruan express.

Shtëpia, e tillë ka mbetur që nga atëherë, si vend i cili i përket historisë dhe luftës së UÇK-së.

Por 20 vjet pas luftës Shemsi Jashari, bashkë me disa nga shokët e tij të brigadës vendosën ta rinovojnë atë.


Shtuar 8.01.2020 13:11