Kryeministri Zoran Zaev njoftoi, se gjatë takimit me Hristijan Mickoskin ka realizuar konsultime edhe me partnerët e koalicionit dhe me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski.
Për opozitën shqiptare, tha nesër do të realizojë takim për Ligjin për shtetësi dhe për këtë vendim.
“Gjatë takimit bëra pauzë dhe me këtë u konsultova me presidentin e shtetit, partnerët e koalicionit dhe nesër do të kem takim me opozitën shqiptare”, tha Zaevi, transmeton TV21.
Zaevi tregoi për vendimet që u morën në takim, siç është ndryshimi i modelit zgjedhor dhe zhbllokimin e ligjeve që kanë të bëjnë me integrimin e vendit në BE dhe për pakot ekonomike.
Ai tha se gjatë takimit ka konsultuar presidentin dhe partnerët e koalicionit ku është arritur marrëveshje që të anulohet regjistrimin në shtëpi, duke filluar nga 5 shtator deri në 30 shtator.