Nuk i mbijetoi COVID-19, përcillet për në banesën e fundit deputeti Bashkim Fino (FOTO LAJM)

Pasditen e sotme është përcjellë për në banesën e fundit  ish-kryeministri dhe deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino.

Familjarë, të afërm, miq e kolegë i dhanë sot lamtumirën Bashkim Finos, në nder të të cilit u zhvilluan homazhe në Pallatin e Kongreseve.

Bashkim Fino ndërroi jetë sot në moshën 58-vjeçare, pas disa javësh betejë me koronavirusin.

Prej vitit 1997 Fino ka qenë anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.

Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore.

Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.

Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit. /albeu.com/

 

 

Shtuar 29.03.2021 04:03