Oriana Sabatini ka rezultuar përsëri pozitive ndaj Coronavirus-it.
Sipas revistës argjentinase Caras, e fejuara e yllit të Juventus-it, Paulo Dybala, ka bërë tamponin e tretë për Covid-19. Testi ka konfirmuar se këngëtarja e re nuk është shëruar akoma pas 11 ditësh në izolim.
Zonja Dybala ka rezultuar negative në testin e dytë, por i teri ka evidentuar praninë e virusit, me Sabatini-n që nuk ka arritur akoma ta largojë.
Sipas revistës, edhe Dybala vazhdon të ketësimptoma të lehta, por gjendja e sulmuesi argjentinas po përmirësohet.