U bë simbol botëror, shërohet nga koronavirusi infermierja italiane

Fotografia e Elena Pagliarini, e cila punonte në spitalin e Cremona-s, me kokën mbështetur pranë tastierës së kompjuterit ende e veshur me doreza dhe me këmishën e punës bëri xhiron e botës dhe preku jo pak zemra.

Pesë ditë më vonë pas kësaj foto infermierja 43 vjeçare rezultoi pozitive ndaj testit të koronavirusit por sot, 17 ditë më pas ajo është shëruar.

Lajmin e ka dhënë spitali ku qëndronte e shtuar Elena duke thënë se ajo është shumë mirë dhe analizat i kanë dalë negative.

“Jam shumë mirë, falë Zotin nuk kam as një lloj shqetësimi, mezi po pres të kthehem tek kolegët e mi dhe profesioni im që e adhuroj”- ka thënë infermierja 43-vjecare për mediat.


Shtuar 2.04.2020 20:14