Shkeli me “dy këmbët” masat e Ramës e u ul në lokal, Lulzim Basha përfundon në polici

Kryetari i PD Lulzim Basha është proceduar pas takimit të sotëm me tregtarët në Durrës.

Sipas Neës 24 procedimi ka nisur me akuzën “për shkelje të rregullave kundër përhapjes së COVID-19”.

Kryedemokrati zhvilloi sot një takim me biznesmenët në Durrës. Ai u pa i ulur në ambientet e brendshme të një restoranti me rreth 10 persona të tjerë.

Kujtojmë se lokalet apo restorantet nuk lejohet të hapen para datës 18 maj.


Shtuar 14.05.2020 18:21