TRAGJEDI/ Vetëm në shtëpi, dy vëllezërit e mitur bien nga kati i 11 i pallatit ku jetonin

Një ngjarje e tragjike ka ndodhur në Rusi. Dy vëllezër të mitur kanë ndërruar jetë pasi kanë rënë nga pallati.

Vëllezërit Ivan dhe Stepan Zakharov, 10 dhe 7 vjeç respektivisht, ranë për vdekje në rrethana ende të pashpjegueshme, nga kati i 11-të i apartamentit të tyre në Moskë, gjatë orëve të izolimit të koronavirusit.

Dy vëllezërit gjetën vdekjen e menjëhershme pasi kishin qëndruar prej pesë javësh në apartament.

Nëna e tyre Irina, 41 vjeçe, dhe motra Maria, 12, ishin në një dhomë tjetër të shtëpisë kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Babai i djemve Yegor, 44 vjeç, pronar i një dyqani veshjesh për fëmijë, nuk ishte në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Një hetim ka nisur mbi ngjarjen tragjike. /albeu.com/


Shtuar 7.05.2020 18:20