Dy planet e mëdha të Florentino Perez: Kylian Mbappe dhe Santiago Bernabeu i ri

Kylian Mbappé dhe Bernabéu i ri … këto janë dy planet e mëdha të Florentino Pérezit te Real Madrid, për tu zgjedhur president edhe një herë.

Perez ka përdorur taktika të tilla edhe në të shkuarën, kur u bë president për herë të parë në vitin 2000, duke premtuar emra si Luis Figo që e mori nga Barcelona.

Më vonë, mori emra si Zinedine Zidane, Ronaldo dhe David Beckham.

Epoka e dytë erdhi nën drejtimin e Zinedine Zidanes, i cili erdhi si zëvendësimi i Rafa Benitez në vitin 2016 e ku pastaj u fituan tre trofe të Ligës së Kampionëve.

Ardhja e Hazard filloi një epokë të re të nënshkrimeve të super yjeve.

Bernabéu i ri

Pavarësisht mendimeve fillestare, se coronavirusi do të ndikojë, punët nuk janë ndalur dhe do të përfundojnë në vitin 2022.

Ajo që mbetet për tu parë është se çfarë efekti dhe ndikimi ekonomik do të këtë pandemia.

Real Madridi u detyrua të marrë një kredi të madhe prej 575 milionë euro për këtë dhe do të kthehen gjatë 30 viteve me një normë fikse të interesit 2.5%.

Madridi do të detyrohet të paguajë 29.5 milionë euro në vit duke filluar nga korriku i vitit 2023 dhe do të vazhdojë me këto pagesa deri në vitin 2049.

Stadiumi i ri do t’i kushtojë Real Madridit gjithsej 796.5 milionë euro.

Kylian Mbappé

Ky është një tjetër objektiv kryesor në planin e Florentino Pérez. Ideja e tij është ta nënshkruajë në vitin 2021, kur do t’i mbeste vetëm një vit në kontratën e tij.

Kjo është mënyra e vetme për ta marrë atë me një çmim të arsyeshëm.

Mbappé duket i përkushtuar që të refuzojë një kontratë të re me PSG-në, por nëse e bën do të ketë një klauzolë për Real Madridin.

Ëndrra e Perez mbetet ta shohë sulmuesin francez në Bernabéu e ri.


Shtuar 7.05.2020 18:06