Mediumi turk ‘Takvim’ dhe disa mediume angleze kanë shkruar që trajneri i Tottenham, Jose Mourinho është duke bërë presion të madh për transferimin e Vedat Muriqit.
Gazeta turke pretendon se Tottenham janë të gatshëm për një ofertë me më shumë se 15 milionë euro, për futbollistin kosovar.
E po ashtu pritet që një ofertë të tillë Fenerbahce ta pranoj.
Mourinho siç duket është duke bërë presion në bordin e klubit që të arrihet ky transferim.
Vedat Muriqi ka bërë 28 paraqitje për skuadrën turke duke arritur të shënoj 15 gola kurse kontrata e tij do të skadojë në fund të qershorit 2023/